Formacionet: Kukësi i arnuar në mesfushë, Cungu nuk prek Laçin e tij

10 Nëntor 2019
13:04
Eraldo Harlicaj
back button

Superiorja do të hapë siparin ditën e sotme me derbin e veriut ndërmjet Laçit dhe Kukësit. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, pasi Laçi kërkon t’i bashkohet kryesuesve, ndërsa Kukësi duhet të reagojë. 

Trajneri Armando Cungu do të rikthehet kundër ish-ekipit të tij dhe përballë do të ketë një specialist si Shpëtim Duro. Të dy trajnerët kanë shpalosur formacionet dhe shihet qartë se verilindorët kanë mungesa të rëndësishme. Abazaj dhe Musuolli nuk janë grumbulluar, ndërsa Limaj e Shkurtaj e nisin nga stoli. Të dy kanë probleme fizike. Duro ka arnuar mbrojtjen mesfushën me Kitanovskin si mesfushor të majtë, ndërsa Lulajn në qendër. Laçi nuk ka asnjë ndryshim nga formacioni i ndeshjes së kaluar. Ndeshja do të monitorohet nga 6 gjyqtarë. 

KATEGORIA SUPERIORE – Java 12
E diel, më 10 nëntor, stadiumi i Laçit

13:30/ LAÇI-KUKËSI
Laçi:
Stajila, Fagaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kotobelli, Lulaj, Ethemi, Rroca, Kitanovski, Gavazaj, Daku. Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigers Ccokaj, Erind Burgu, Renato Malaj; Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja, Klajdi Kola

Lajme të tjera

Lajmet e fundit