Federer e thotë troç: Tenistët e rinj nuk do ta kenë kurrë talentin tonë

21 Gusht 2019
12:04
Telesport
back button

Në prag të grand slam të US Open që nis javën e ardhshme, tenisti zviceran Roger Federer ka folur edhe një herë për të ardhmen e tij. Numri 3 në botë u shpreh se për sa kohë ai arrin të jetë fitues do të vazhdojë të luajë.

Mendoj se askush nuk e kishte menduar që unë, Djokovic dhe Nadal do të dominomin kaq gjatë këtë sport. U bënë vite që ne po fitojmë thuajse të gjithë turnetë e rëndësishëm dhe kjo e ka një arsye”, tha Federer.

Ne kemi qenë konstantë dhe solidë me kalimin e viteve. Ne kemi ndalur shpërthimin e rritjen e shumë të rinjve premtues. Ndaj, nuk jam i sigurt se shumë të rinj sot do të kenë talentin tonë në të ardhmen. Të hysh në “top-8” është e vështirë, të qëndrosh aty akoma edhe më e vështirë”, tha Federer.

Imagjino që këta të rinj të jenë gjithnjë mes 3 më të mirëve në botë apo të luajnë deri në moshën 40-vjeçare. Unë shpresoj, por nuk shoh shumë shpresa te këta të rinj. Unë, për sa kohë argëtohem e fitoj do të vazhdoj të luaj pa probleme”, tha zvicerani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit