Favre i zhgënjyer: E çuditshme, Interi nuk krijoi asgjë!

24 Tetor 2019
11:11
back button

Dortmundi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e kaluar ndaj Interit me shifrat 2-0. Trajneri i verdhezinjve, Lusien Favre, foli për mediat, ku u shfaq mjaft i zhgënjyer.

Tekniku zviceran u shpreh se Interi nuk krijoi asgjë, madje dhe golin e parë e shënuan nga një gabim i Dortmund.

“I respektojmë të gjithë kundërshtarët dhe e dimë që jemi pjesë e një grupi të vështirë. Luajtëm mirë dhe kishim stabilitet. Ata shënuan nga një gabim i yni dhe nuk patën asnjë shans. E çuditshme, deri në minutën e 70-të, Interi nuk krijoi asgjë. Morëm përsipër rrezikun dhe u hodhëm të gjithë përpara më pas dhe Interi shënoi golin e dytë, po e theksoj që deri në minutën e 70-të, ata nuk krijuan asgjë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit