EUROPA LEAGUE: Man United bind ndaj Partizanit, djali i legjendës fundos Romën

7 Nëntor 2019
22:58
back button

Manchester United ka fituar bindshëm 3-0 ndaj Partizan të Beogradit. Ishte një ndeshje pozitive në çdo aspekt për djemtë e Solskjaer, më në fund ata kanë bindur me lojë dhe me rezultat. United ngjitet në krye të grupit L dhe ka siguruar kualifikimin për fazën e nokautit.

Ishte Mason Greenwood ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 22’ të takimit pas një pasimi të bukur të Rashford. Pak minuta më pas Martial ka bërë një gol fantastik  duke dyfishuar rezultatin. Pas pushimit Marcus Rashford ka shënuar golin e tretë që ka vulosur përfundimisht fitoren e vendasve. Një paraqitje mbresëlënëse e United, diçka që nuk është thënë këtë vit.  

Në ndeshjet e tjera, Espanyol ka shkatërruar Ludogorets me rezultatin 6-0 teksa miqtë e kanë mbyllur ndeshjen me dy lojtarë më pak. Roma ka humbur 2-1 ndaj Borussia Monchengladbach në Gjermani teksa i biri i legjendës Lilian Thuram, Marcus, ka shënuar golin e fitores. Tani Roma duhet të vuajë deri në fund për një vend kualifikimi.

Rangers kanë mposhtur Porton 2-0 në shtëpi, një paraqitje bindëse e të besuarve të Gerrard ndaj një skuadre me histori në kompeticionet europiane. Gent ka mposhtur 3-1 Wolfsburgun në Gjermani, një rezultat që ka befasuar. Wolves ka marrë një fitore të vuajtur ndaj 

Bratislavës me golin e Jimenez të shënuar në minutën e fundit të takimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit