EUROPA LEAGUE: Arsenalit i ikën fitorja nga duart në kohën shtesë

6 Nëntor 2019
18:45
back button

Arsenali po kalon një moment tepër të vështirë, si në kampionat ashtu edhe në Europa League. Megjithëse Emery kishte bërë mjaft ndryshime për ndeshjen ndaj Vitoria Guimaraes, paraqitja përsëri ishte e dobët dhe e pajustifikueshme.

Dy gola të shënuar në dhjetë minutat e fundit kanë bërë që sfida të mbyllet me barazimin 1-1.

Pas një pjese të parë zhgënjyese, ku vendasit kanë pasur mundësitë më të mira, sfida u ndez pas pushimit.

Në minutën e 81’ Shkodran Mustafi ka shënuar golin e avantazhit për miqtë. Ai ka kërcyer mbi të tjerëve duke realizuar një gol të bukur me kokë.

Kur u duk sikur Arsenali do të merrte tri pikët e radhës, vendasit kanë barazuar me Duarte në kohën shtesë.

Arsenali mbetet në krye të renditjes dhe e ka të sigurt kualifikimin në fazën e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit