Euroleague, surpriza milaneze dominon renditjen bashkë me Barcelonën

9 Nëntor 2019
11:00
Telesport
back button

Janë luajtur takimet e raundit të 7-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, eventi më i rëndësishëm për skuadra në Europë. Në krye të renditjes ndodhen ekipet e Barcelonës dhe Armani Milano, me këta të fundit që janë surpriza e turneut. Italianët mposhtën në raundin e shtatë spanjollët e Baskonia Gasteiz me shifrat 81-74, duke korrur suskesin e gjashtë (Della Valle 15 pikë).

Mirë po paraqitet edhe Barcelona, favoritja kryesore për titull këtë sezon. Spanjollët triumfuan 93-86 ndaj Zalgiris jashtë fushe, duke korrur suksesin e gjashtë (Higgins 27 pikë e Mirotic 24). Humbja e dytë për kampionët në fuqi të CSKA Moskë, që në sekondat e fundit u mundën 67-66 nga debutuesit e Villeurbanne (Lomazs 15 pikë). Rikthehet te fitorja Real Madrid, që mundi 75-60 Crvena Zvezda në Beograd (Llull 16 pikë).

Euroleague – Raundi i 7-të

Zenit st.Petërburg – Khimki Moskë, 73-87

Crvena Zvezda – Real Madrid, 60-75

Olympiacos – Anadolu Efes, 67-86

Maccabi Tel Aviv – Alba Berlin, 104-78

Armani Milano – Baskonia Gastoiz, 81-74

Fenerbahce – Bayern Mynih, 90-82

Zalgiris Kaunas – Barcelona, 86-93

Panathinaikos – Valencia, 91-70

Villeurbanne – CSKA Moskë, 67-66

Lajme të tjera

Lajmet e fundit