Eros Grezdës i del gënjeshtra e madhe në shesh! Donte vend titullari të garantuar

13 Nëntor 2019
13:39
back button

Jo shumë kohë më parë, në një lidhje direkte me Procesin Sportiv në Top Channel, gjakovari Eros Grezda, i ngacmuar se si ndodhi me kombëtaren dhe pse nuk po grumbullohet më,  do të shpjegonte: “Kam kaluar kohë të vështira me klubin dhe Kombëtaren. Por tani po mundohem të mbaj veten në formë të mirë. Unë ndihem mirë dhe po stërvitem edhe në mënyrë personale. Minutat që nuk po bëj me ekipin e parë po me penalizojnë te Kombëtarja”.

“Nuk kam pasur kontakte me trajnerin Reja që kur ndodhi ai incidenti në qershor. Vetëm unë e di atë gjë se çfarë ka ndodhur por nuk dua të flas”.

Siç duket, Grezda nuk i kishte bërë mirë llogaritë me sinqeritetin e një trajneri me eksperiencë dhe të hapur si Edoardo Reja, që sot në konferencë ja ka përplasur të vërtetën fytyrës: “Më vjen keq për atë që ndodhi me Eros Grezda, por ai nuk pranoi kushtet dhe situatën. i thashë, “ok, nëse nuk je dakord me trajnerin, shko në shtëpi!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit