Eriksen zbarkon në Milano, heshtje përpara firmës me Interin (VIDEO)

27 Janar 2020
12:01
back button

Christian Eriksen ka mbërritur ditën e sotme në orën 10:00 në aeroportin e Linates në Milano me fluturim nga Londra dhe i shoqëruar nga pjestarë të klubit të Interit i është drejtuar spitalit “Humanitas” për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas rreth drekës do të jetë i pranisëhm në Komitetin Olimpik Italian për të marrë “dritën jeshile” në mënyrë që të federohet (ritual që dëshmon se është i aftë për të luajtur futboll dhe fizikisht nuk ka probleme të ndryshme si zemra).

I heshtur, pak i ndrojtur, por i vendosur, danezi ende nuk ka dhuruar një buzëqeshje dhe pret që të kryhen të gjitha etapat përpara se të lidhet me Interin deri në qershor 2024.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit