Erdhi, pa dhe iku; pse zbarkoi i kamufluar Neymar në Barcelonë?!

11 Nëntor 2019
14:16
Alfred Lleshi
back button

Neymar ka zbarkuar “hajdutërisht” në Barcelonë. Sulmuesi brazilian i PSG e kaloi fundjavën aty, ndërsa u largua sot në mëngjes, disa orë para se Leo Messi, shoku i tij, të udhëtonte drejt Palma de Mallorca për t’u bashkuar me kombëtaren argjentinase. Të dy e lanë Katalonjën përmes aeroportit “El Prat”. Sikurse e tregojnë edhe fotot e siguruara, Neymar është larguar praktikisht i kamufluar, fshehurazi, pa e lënë të shihet fytyra e tij. Ai mbërriti në Barcelonë të shtunën, pasi pa ndeshjen PSG-Brest. Aty takoi disa nga ish-shokët e skuadrës, me të cilët kishte lënë takim në një klub nate të njohur në Barcelonë. Aty, Neymar përkoi edhe me mikun e tij, Arthur Melo.

Të dielën, Neymar shfrytëzoi rastin për të ngrënë në një restorant të njohur në lagjen Gracia të Barcelonës. Këtë të hënë, në mëngjes, ai u largua drejt Parisit, që të vazhdojë rikuperimin. Shpresohet që këtë javë sulmuesi brazilian të mund të stërvitet me grupin, në mënyrë që të jetë në gjendje të luajë ndaj Lille në Ligue 1, kur të rikthehet kampionati francez (pas angazhimeve të kombëtareve).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit