Embiid-Towns sherr edhe në media: Jam rritur mes luanëve, ndërsa ti je një “pjeshkë”

1 Nëntor 2019
12:06
Telesport
back button

Incidenti që ndodhi në parket një ditë më parë mes basketbollistëve Joel Embiid dhe Karl-Anthony Towns në ndeshjen Philadelphia-Minnesota, ka njohur sot një akt të dytë. Këtë herë jo më në fushën e lojës por në rrjetet sociale. Pas grushteve në parket tani është radha e fyerjeve që dy basketbollistët nuk i kanë kursyer mes tyre.

Fitore e madhe e skuadrës. Jam rritur mes luanëve dhe një mace u përpoq që të më hidhej sipër në këtë ndeshje. Ka përdorur nënë e tij për të më nxjerrë gishtin e mesit të të dyja duarve”, u shpreh Embiid, lojtari i Philadelphia, në faqen e tij zyrtare “Twitter”.

Replika e Towns, lojtarit të Minnesota, nuk ka munguar edhe pse një mesazh i shkurtër, ku përdor dy mesazhe të rivalit të tij, të shoqëruara nga disa foto. Aty paraqitet Embiid duke qarë pas eliminimit të vjetshëm nga play off-i. “Flet një bushtër. Qeni që leh nuk të kafshon”, shkruan Towns.

Por kush mendon se polemikat kanë mbaruar këtu gabon. Embiid ka shkruar sërish: “Ai tipi që flet nuk di nga lidhet gomari. Të gjithë e dinë se kush je. Edhe ti e di që ke qenë gjithnjë një pjeshkë (thuaje më zë të lartë ta dëgjojnë të gjithë). Gjithnjë ta kam futur ka**n dhe mos fol për play off-in kur nuk ke luajtur në to. Të gjithë e dinë që me ty bëj atë që dua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit