E pabesueshme, por e vërtetë; Bayerni synon rikthimin e Guardiolës

13 Nëntor 2019
11:23
Alfred Lleshi
back button

Duket i pabesueshëm rikthimi i tij në shtëpi, në stolin e Barcelonës, jo më në Gjermani, ku sot po flitet për një “prapakthehu” të Pep Guardiolës. Sipas tabloidit të njohur “Bild”, kampionët gjermanë e kanë kthyer vëmendjen nga ish-trajneri i tyre, për t’ia besuar sërish atij drejtimin e skuadrës bavareze. Thënë më shkoqur, Bayern Munich dëshiron ta kthejë trajnerin katalanas në “Allianz Arena”, verën e ardhshme. 

Kjo, në funksion të procesit të emërimit afatgjatë të pasardhësit të Niko Kovac në fund të sezonit. Guardiola është pjesë e një liste të shkurtër të kandidatëve prej tre emrash. Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, dhe ai i Ajax, Erik ten Hag, konsiderohen gjithashtu për këtë pozicion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit