E KRYER: Sanchez-Inter presin faksin nga Mançesteri! Të gjitha detajet

21 Gusht 2019
18:15
back button

Alexis Sanchez është virtualisht një futbollist i Interit dhe pritet vetëm që të vijë “ok” ose faksi nga Mançesteri për të hedhur firmat mbi kontratë, duke qenë se agjenti i kilenit, Fernando Felicevich ka shkëmbyer dokumentet e para me drejtuesit e United.

“Pengesa” e fundit nuk lidhet me akordin mes Interit dhe futbollistit dhe Interit me Manchester United, por me “dëmshpërblimin” që “Djajtë” duhet t’i japin futbollistit. Praktikisht, janë disa miliona euro për t’u zgjidhur, sepse kontrata që Sanchez përfitonte ishte “monstruoze” në “Old Trafford”.

Kështu, Interi ka vendosur që për rrogën e Sanchez të shtyhet deri në 4-4,5 mln euro por në rast arrihen objektivat, si kalimi i grupeve në Champions, fitimi i kampionatit apo Kupës së Italisë, atëherë rroga e Sanchez mund të preke deri në 7 mln euro.

Po pjesa tjetër? Sanchez ka vendosur që të ulë pretendimet e tij, kështu që në total janë për t’u paguar 12 mln euro. United ka siguruar se do të paguajë  pjesën e mbetur. Formula është huazim me të drejtë blerje, por që është “detyrim” i fshehur, duke qenë se rregullat e FFP të detyrojnë në këtë strategji për të mos e zyrtarizuar në bilancin aktual investimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit