E jashtëzakonshme, një 21-vjeçar shkruan historinë e NBA-së

13 Nëntor 2019
8:41
Telesport
back button

Ndeshjet e sotme në NBA kanë vendosur një rekord të ri dhe protagonist ka qenë ylli i ardhshëm Trae Young. Basketbollisti që luan me Atlanta Hawks (fitoi 125-121 ndaj Denver) realizoi në këtë ndeshje 42 pikë e 11 asist.

Gjithsesi, e veçanta është se Young është basketbollisti më i ri në moshë në historinë e NBA-së që realizon në 3 ndeshje radhazi mbi 30 pikë e 10 asist. Trae Young është vetëm 21 vjeç dhe ky është sezoni i tij i dytë në NBA.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit