E FUNDIT: Shorti i Superkupës, Barcelona pafat; Reali buzëqesh

11 Nëntor 2019
16:55
Eraldo Harlicaj
back button

Përcaktohet shorti i gjysmëfinaleve të Superkupës që do të luhet në Arabinë Saudite. Federata e Futbollit të Spanjës ka hedhur shortin dhe ka informuar klubet dhe publikun për ndryshimet e shumta që kanë ndodhur.

Goglat kanë përcaktuar një sfidë të fortë ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit, më shumë shans për Realin që do të ndeshet me Valencian. Kjo është hera e parë që Superkupa e Spanjës do të luhet jashtë kufijve të shtetit iberik. Reali do të luajë kundër Valencias më 8 janar 2020, ndërsa Barcelona kundër Atleticos më 9 janar 2020.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit