E FUNDIT: Futbollistët e Napolit shkelin sërish urdhrin e klubit! Ja kush e udhëheq protestën

6 Nëntor 2019
14:12
back button

Situatë sureale te Napoli, teksa pas stërvitjes së sotme në Kastelvolturno, futbollistët janë larguar me automjetet e tyre drejt shtëpive, duke mos zbatuar udhërin e klubit dhe presidentit De Laurentiis për të qëndruar në grumbullim deri në ndeshjen ndaj Genoas (shkak rezultatet e dobëta). Napoli ka prishur kështu prenotimin e dhomave te hoteli ngjitur!

Hysaj & Co kanë përshëndetuar trajnerin Carlo Ancelotti, që ka qëndruar bashkë me ndihmësin në grumbullim: i vetmi që po zbaton urdhërat. Nuk dihet se çfarë masash do të marrë klubi tashmë, pasi sipas kontratës ka të drejtë t’i mbajë 5% të rrogës vjetore për këtë sjellje, ndërsa lojtarët mund ta hedhin në gjyq.

Rebeli kryesor, ose lideri i protestës është braziliani Allan, i cili pas ndeshjes me Salzburg, teksa skuadra duhet të ishte kthyer në qendrën stërvitore, i është përgjigjur me tone të fortë djalit të Aurelio de Laurentiis, Edoardo. Pas tij edhe Insigne. 

“Shko thuaj babait tënd se ne po ikim në shtëpitë tona…!”, i ka thënë Allan drejtuesit axurr. Sakaq, presidenti ishte larguar nga “San Paolo”-s pas darkës me Ceferin, presidentin e UEFA-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit