E FUNDIT: Icardi mban në ankth PSG-në, ka të reja nga Neymar

7 Nëntor 2019
17:54
Eraldo Harlicaj
back button

PSG ka dalë me një deklaratë për shtyp ku tregon gjendjen e futbollistëve të dëmtuar. Lajmërimi më i rëndësishëm është për Neymarin. Braziliani ka treguar progres dhe javën tjetër pritet t’i bashkohet grupit për të marrë ngarkesë të plotë. 

Icardi ka marrë një goditje në këmbën e tij të majtë në sfidën kundër Cervena Zvezdës  dhe gjendja e tij do të shihet vetëm nesër. Stafi mjekësor do të vendosë nëse do të luajë ndaj Brestit, apo do të qëndrojë pushim. 

Një mungesë e konfirmuar është Ander Herrera. Ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Brestit. Thomas Tuchel është i shqetësuar për gjendjen e Icardit, pasi sulmuesi është kthyer në njeriun e momentit të skuadrës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit