E FUNDIT: Çmenduri e De Laurentiis, në janar largon nga Napoli 5 titullarë!

11 Nëntor 2019
10:36
back button

Aurelio De Laurentiis njihet për karakterin e tij dhe duket se ka ndërmend të bëjë një çmenduri të madhe. Sipas raportimeve të fundit, mediat italiane shkruajnë se presidenti i Napolit kërkon t’i largojë që në janar lojtarët që dolën kundër tij dhe djalit të tij.

Bëhet fjalë për një revolucion total pasi do të largohen plot pesë titullarë. Emrat e parë janë padyshim Dries Mertes, Jose Callejon dhe Lorenzo Insigne. Tre nga lojtarët më të rëndësishëm të Napolit, duket se në janar do të kalojnë diku tjetër.

Mertens sipas gjasave do të shkojë tek Inter, ndërsa mister duket e ardhmja e Callejon apo Insigne. Allan gjithashtu është i sigurt që do të largohet, pasi braziliani ka goditur edhe djalin e De Laurentiis. Për mesfushorin interes ka nga PSG dhe pritet që francezët ta bëjnë të tyrin në janar.

Emri i pestë është ai i Kalidou Koulibaly, i cili nuk konsiderohet më i pashitshëm, pasi De Laurentiis dëshiron ta shoh larg Napolit tashmë. Një revolucion i vërtetë, që vetëm një i çmendur si De Laurentiis mund ta bëjë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit