E BUJSHME: Reali i zbulon sekretin Barcelonës, Neymar drejt Madridit!

21 Gusht 2019
15:41
Eraldo Harlicaj
back button

Lajmet që lidhen me largimin e Neymar-it publikohen thuajse çdo orë. PSG dhe Barcelona po negociojnë mes tyre prej një kohe të gjatë, por ende nuk ka një marrëveshje mes palëve. Katalanasit duan rikthimin e brazilianit nisur dhe nga dëshira e këtij të fundit, ndërsa parisienët nuk tolerojnë aspak duke kërkuar vetëm 222 milionë euro. 

Real Madridi ka qëndruar në heshtje prej një kohe të gjatë, por El Chiringuito ka zbuluar arsyen se pse. Prestigjozja spanjolle pranë “Los Blancos” tregon se drejtuesit e “Galaktikëve” janë të bindur se Barcelona nuk ka para për të përballuar Neymarin. 

Ata janë duke studiuar terrenin dhe duan të bindin futbollistin e PSG-së. Situata nuk është aspak e lehtë, por në Madrid janë të bindur se mbeten zgjidhja e vetme për të shpëtuar karrierën e brazilianit.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit