E BUJSHME: Probleme me golat, Milani kthen në Itali talentin e madh?

12 Nëntor 2019
11:42
back button

Mungojnë golat! Milani ka shënuar vetëm 11 gola në 12 javë dhe më shumë ka shënuar i vetëm Ciro Immobile. Një sinjal që te kuqezinjtë reparti ofensiv vuan dhe me vetëm 3 gola, Piatek ka shënuar shumë pak, duke qenë se ai ishte autogol me Lazion. Dy kanë ardhur me penallti dhe një me aksion.

Kështu, drejtuesit kuqezi po shohin për një okazion dhe duke lënë mënjanë pistat Mandzukic dhe Ibrahimovic, por edhe Mertens, ideja është për të arritur te Moise Kean që te Everton nuk po gjen hapësira. Por, kjo ide do të konkretizohej vetëm nëse do të shitej të paktën një nga futbollistët mes Kessie apo edhe qoftë Piatek. Kean u shit nga Juventusi për 30 mln euro dhe tashmë Milani po tenton ta kthejë në Itali. Gjithçka, regji e Raiolas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit