E BUJSHME: Mesfushori s’pranon ftesën, braktis kombëtaren

12 Nëntor 2019
22:02
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm i fortë ka ardhur nga kampi kuqezi! Taulant Xhaka nuk do t’i bashkohet ekipit kuqezi për ndeshjet kundër Andorrës dhe Francës shkruan Vipsport. Mesfushori i Baselit nuk ka udhëtuar drejt Tiranës dhe arsyeja e dhënë prej tij lidhet me një dëmtim muskulor. 

Stafi teknik dhe vetë trajneri Edy Reja janë shumë të zhgënjyer me sjelljen e futbollistit, pasi ky i fundit nuk ka udhëtuar, siç ndodh zakonisht, por është mjaftuar me një mesazh të thjeshtë. 

Mesfushori i Baselit u la jashtë në grumbullimin e kaluar nga Reja, ndërsa këtë herë ai zgjedh të mos udhëtojë. Një lëvizje e nxituar e tij që me shumë mundësi i mbyll derën në kombëtaren e Shqipërisë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit