E BUJSHME: Frikë dhe terror, te Napoli lojtarët zhvendosin familjet!

13 Nëntor 2019
13:10
back button

Çështja po precipiton në Napoli dhe tani frika është kthyer kryefjala e ditës. Tentativat për vjedhje te shtëpia e Allan menjëherë pas ngjarjes në shtëpinë e Zielinskit, që e gjeti makinën e shkatërruar, kanë shtyrë Prokurorinë e Napolit që të hapë një hetim për të kuptuar nëse rastet lidhen me njëri-tjetrin.

Frika është që të mos ketë lidhje me mafien. Futbollistët e Napolit, duke parë edhe atë që ka ndodhur dhe revoltën për grumbullimin, tashmë kanë frikë dhe jetojnë një situatë paradoksale. Praktikisht, shohin që familjet e tyre janë të kërcënuara. Madje, Zielinski, që po mendonte rinovimin, tani po reflekton nëse do të qëndrojë ose jo. Madje, ka nga ata që kanë ndryshuar shtëpi dhe kanë larguar nga zonat e rrezikshme gratë dhe fëmijët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit