E BUJSHME: Aventura me Napolin drejt fundit, Ancelotti mund të ndërrojë kontinent!

6 Nëntor 2019
15:17
back button

Napoli duket në kaos total. Përveç faktit që lojtarët nuk i janë bindur urdhrave të presidentit De Laurentiis, së fundmi një lajm i bujshëm po qarkullon në mediat italiane dhe argjentinase në lidhje me trajnerin Carlo Ancelotti.

Tekniku italian duket se është lodhur nga situata e paqëndrueshme në klub dhe mund të lërë Napolin që në muajin dhjetor ose janar. Pas këtij skenari fshihet klubi i Boca Juniors. Sipas asaj që shkruhet në mediat argjentinase, thuhet se drejtues të Bocas po mendojnë seriozisht që t’i ofrojnë postin e trajnerit Ancelottit.

Trajneri aktual i Bocas është Alfaro, por largimi i tij është çështje kohe dhe një emër si Ancelotti mund të rikthejë shkëlqimin e humbur te gjigantët argjentinas, të cilët prej dy sezonesh radhazi eliminohen nga Copa Libertadores nga rivali i tyre i përjetshëm, River Plate.

Gjithçka mbetet një hipotezë, por që mund të kthehet në realitet në muajt e ardhshëm. Ancelotti duket i lodhur nga Napoli dhe një aventurë larg Evropës mund t’i duket një sfidë interesante.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit