PSG triumfoi mbrëmjen e kaluar ndaj Club Brugge minimalisht, me shfirat 1-0, ku autor i golit të vetëm ishte Mauro Icardi.
Argjentinasi po kthehet në një lojtar mjaft të rëndësishëm për PSG-në, teksa po kalon një formë mjaft të mirë. Sidoqoftë, drejtuesit nga kryeqyteti francez, ende nuk kanë vendosur nëse do ta blejnë përfundimisht kartonin e Icardit, apo do ta kthejnë tek Interit.
Lidhur me këtë çështje foli edhe drejtori Leonardo, i cili u duk i dyshimtë në përgjigjen e tij. Braziliani u pyet drejtpërdrejt sa i përket blerjes së Icardit, ndërsa ai dha një përgjigje të përgjitshme, duke thënë se te PSG konkurrenca është e lartë dhe se ka shumë lojtarë që duan të luajnë.
“Në një klub si PSG, janë shumë lojtarë që duan të luajnë, pra konkurrenca është e lartë. Icardi është një sulmues që mund të bëjë mirë dhe është shumë efikas. Këtu te PSG, por jo vetëm, sulmuesit efikas në momente të caktuara shërbejnë shumë.”