Dybala “ul në stol” Ronaldon dhe rikthen Juven në krye! Milani i pafat (VIDEO)

10 Nëntor 2019
22:46
back button

E vendos ai, Paulo Dybala! Ashtu siç edhe i kishte shënuar gjashtë herë të tjera Milanit në Serie A. Dhe, e gjitha pasi Maurizio Sarri e futi në fushë duke çuar në tunel Cristiano Ronaldon, që doli duke mërmëritur dhe i nervozuar. Një ndërrim që bëri shumë bujë sepse ndodhi në minutën e 55-të.

Juventusi rimerr kreun e kampionatit dhe e bën me një nga fitoret më të vuajtura këtë sezon, ku Milani meritonte të paktën një pikë për atë që dha në fushën e blertë. Shumë pritje të portierit Scesczny dhe shumë pak të Donnarumma, që në fund i tha “jo” Dybalas për golin e dytë personal të mbrëmjes.

Ekuilibri u prish në minutën e 77-të, kur pas një kombinimi me Higuain, Dybala ngriu Donnarumma me një goditje bilardoje. Kuqezinjtë krijuan shumë dhe ishin madje superiorë në 45′ e para, duke rrezikuar portën bardhezi por stoli i Juventusit bëri diferencën. Milani mbetet 13 pikë, Juventusi fluturon në krye dhe rikthen Interin në vend të dytë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit