Dy arsye për të festuar në shtëpinë e Iscos

21 Janar 2019
19:10
back button

Bashkëshortja e lojtarit të Real Madrid-it, Isco-s ka dy arsye për të festuar në këtë ditë janari. 

Sara Salamo është parë si arsyeja e rënies së performancës së lojtarit, për shkak se e kishte bindur për të nisur një dietë vegjetariane, por në të vërtetë Isco ka një arsye më të madhe për t’u shpërqendruar, ai se shpejti do të bëhet baba. 

Sara ka festuar 27 vjetorin e saj dhe ka bërë një dedikim për foshnjën që ka në barkë nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shkruan:

“Ditëlindja ime e fundit, pa ty, bebi im. Sigurisht, ti e di sesa shumë dashuri dhe kujdes ka marrë mami sot…Ti do e shohësh se sa njerëz të bukur ka familja jote. Babi dhe unë po presim që të festojmë gjithçka së bashku.”

Çifti është i dashuruar e këtë kujdesen që t’jua tregojnë të gjithëve dhe për më tepër ardhja e një fëmije në jetë i ka bërë edhe më të lidhur duke dashur të shpenzojnë çdo minuta së bashku. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit