Dosjet e nxehta të Leo-s: “Lamtumirë Cavani!”

9 Dhjetor 2019
22:42
back button

“Dosjet e nxehta të Leo”. Është ky titulli i edicionit të kësaj jave të revistës franceze “France Football” që del në treg çdo të martë, por faqja e parë e të cilës publikohet që në mbrëmjen e të hënës. Në qendër të artikullit është drejtori i PSG, Leonardo, që duket se ka vendosur fatin e shumë prej yjeve të përfolur te kampionët e Francës.

Mes temave të nxehta, lexohen disa parathënie: e ardhmja e Edinson Cavani, në revistë flitet për lamtumirë, ndërsa në lidhje me yllin francez, Kylian Mbappe, ai konsiderohet i pashitshëm, ndërkohë që largimi i Neymar është në tratativa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit