Donnarumma-Milan, rinovimi i ndërlikuar. Vigjëlojnë gjigantët e Europës

27 Janar 2020
10:27
Alfred Lleshi
back button

Milani po gjen siguri në fushë, falë ardhjes së Ibrahimovic dhe aplikimit të modulit të ri nga Pioli. E ardhmja, megjithatë, ende duket të jetë për t’u qartësuar e përcaktuar. Përfshirë situatën e Gianluigi Donnarumma. Siç raporton “Corriere della Sera”, portieri i datëlindjes 1999 duket shumë larg rinovimit të kontratës së tij. E tanishmja skadon më 30 qershor 2021, brenda një viti e gjysmë, sipas së cilës fiton mbi 6 milionë euro.

Shifrat në kontratën e Donnarumma janë sa dyfishi i mesatares së pagave të klubit kuqezi. Kjo është arsyeja pse rinovimi deri në verë duket të jetë në pritje. Natyrisht, nuk ka mungesë interesi për lojtarin. Juventusi gjithmonë e vëzhgon, ashtu si edhe PSG. Sidoqoftë, mund të jetë edhe ndonjë klub tjetër i interesuar për 20-vjeçarin e kuqezinjve; Real Madridi.

Në “Bernabéu” jo të gjithë janë të kënaqur me performancën e Courtois, në një vit e gjysmë karrierë aty. Dhe hipoteza e zëvendësimit të tij me një portier të perspektivës, por edhe me formë aktuale të shkëlqyeshme, i tundon “Los Blancos”. Florentino Perez vigjëlon, duke parë e studiuar situatën e portierit të kombëtares së Italisë në “San Siro”…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit