Dështoi tek Interi, rikthehet pas gati një viti dëmtim!

12 Nëntor 2019
20:43
back button

Një ndër dështimet e vitit të shkuar tek Interi ishte padyshim Sime Vrsaljko, i cili u mor me bujë nga Atletico Madrid, por nuk arriti të jepte më të mirën te zikaltrit, kjo edhe për shkak të një dëmtimi të rëndë të pësuar në dhjetor të vitit të shkuar.

Pas dëmtimit, mbrojtësi u largua nga Inter për t’u rikthyer tek Atletico dhe tashmë gati një vit nga dëmtimi famëkeq, kroati rikthehet. Ka qenë vetë klubi i Atleticos që ka njoftuar rikthimin e Vrsaljkos, i cili pritet që të nisë stërvitjet normale me ekipin tashmë për të kapur formën e duhur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit