Dëmtim i rëndë, ylli i NBA-së rikthehet pranverën e 2020-ës

12 Nëntor 2019
15:54
Telesport
back button

Stephen Curry, ylli i ekipit të Golden State, do të mungojë të paktën 3 muaj pas dëmtimit të dorës së majtë në ndeshjen ndaj Phoenix. Ka qenë ky rezultati i ekzaminimeve mjekësore që ka kryer basketbollisti 31-vjeçar. Gjasat janë që Curry të rikthehet në fushë në fillim të marsit 2020, por ai mund ta bëjë pushim krejt sezonin 2019-2020.

Pendoj se do të jem gati në pranverën e 2020-ës. Natyrisht që gjithçka varet nga koha e rikuperimit pas këtij dëmtimi, që ishte i paparashikueshëm. Gjithsesi, unë jam optimist se do të rikthehem në fushë në pjesën e fundit të sezonit”, u shpreh Curry.

Ky sezon ka nisur mjaft keq për ekipin e Golden State Warriors, nënkampionët e NBA-së (mungon i dëmtuar edhe Klay Thompson). Deri më tani, ata kanë arritur vetëm 2 fitore e pësuar 9 humbje, duke qenë skuadra më e dobët e këtij sezoni, e fundit në Perëndim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit