De Rossi, “spanjolli” i përsosur dhe shakaja me Buffon: Ai është një “plak” i vërtetë…

21 Gusht 2019
12:48
Alfred Lleshi
back button

Daniele De Rossi vazhdon t’i mahnisë të gjithë. Mesfushori italian vendosi ta vazhdojë karrierën si futbollist në Argjentinë, te Boca Juniors. Në Amerikën e Jugut, ai u mirëprit si hero dhe menjëherë u shpagua me një gol në debutim.  Po ashtu, bëri paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e dytë.

Por, më e habitshme është ndoshta qetësia dhe normaliteti me të cilin ish-kapiteni i Romës po i qaset mjedisit dhe mediave argjentinase. Në një nga intervistat e fundit për ESPN, De Rossi foli me një spanjolle pothuajse të përsosur, i saktë dhe pa hezitim. Mesfushori foli edhe për zgjedhjen e tij, që të vazhdojë të luajë futboll, dhe shokun e armëve, Buffon: 

“Ai është një “plak” i vërtetë. Unë isha ende shumë i ri, kur u bëmë kampionë të botës. Ne flasim shpesh në grupin e kampionëve të botës dhe madje, pas vendimit tim për të ardhur këtu, kam folur me të. Gigi është shumë i lumtur që jam këtu në Argjentinë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit