De Laurentiis nuk e do më në ekip, ylli i Napolit zgjedh Kinën!

12 Nëntor 2019
14:01
back button

Ambienti në klubin e Napolit po zien prej kohësh, teksa së fundmi presidenti De Laurentiis deklaroi se disa nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit do të largohen që në muajin janar.

Njëri prej tyre është edhe Jose Maria Callejon. Spanjolli duket se nuk i ka kapërdirë lehtë fjalët e presidentit dhe mënjëherë ka nisur të mendojë për destinacionin e ri. Së fundmi, mediat bëjnë me dije se Callejon ka zgjedhur Kinën.

Në Superligën kineze, 32-vjeçarin e pret ish-trajneri i tij Rafa Benitez, i cili e ka kërkuar te Dailan Yifang. Këta të fundit i ofrojnë Callejon një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon dhe pritet që në janar gjithçka të mbyllet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit