Dana White: Nuk më intereson revanshi i tyre, kam të tjera plane

12 Nëntor 2019
11:06
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, u shpreh se vendimi i doktorit për të ndalur duelin mes Jorge Masvidal dhe Nate Diaz, me fitoren e të parit, ishte i drejtë. “Ajo që pamë me Tyson Fury ishte e shëmtuar, duke patur një të çarë të shëmtuar mbi sy. Ndërsa në sportin tonë shëndeti i sportistit është i pari dhe jam dakord me vendimin e doktorit”, tha White.

Gjithsesi, numri 1 i arteve marciale mikse vlerëson kurajon e Nate Diaz, për të vijuar duelin edhe pse i dëmtuar. “Njerëzit e duan Nate Diaz pikërisht për këtë gjë, nuk i intereson asgjë veç fitores”, u shpreh Dana White.

Masvidal u shpall dhe fitues dhe mori gjerdanin e “baddest motherfu**er” pa e hedhur në tapet Diaz, ndaj të gjithë duan revanshin. “Jo, nuk do ta zhvillojmë revanshin. Të paktën jo për momentin. Me sportistët kemi plane të tjera. Çfarë ndodhi ndodhi, tani të shohim përpara për të tjera sfida. Për Diaz kemi disa opsione të tjera të mëdha në të ardhmen”, tha White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit