Curry karikon skuadrën dhe beson te titulli: E kemi fituar edhe pa atë

21 Gusht 2019
14:18
Telesport
back button

Stephen Curry beson se skuadra e Golden State do të dijë si të jetë sërish protagoniste sezonin e ri në NBA, pavarësisht largimit të Kevin Durant. 31-vjeçari, 3 tituj kampionë në NBA me Warriors, në një deklaratë për “Associated Press” ka thënë se ai dhe skuadra dinë se si të shpallen kampionë. Gjithsesi, këtë herë ekipi do të ndjekë një rrugë tjetër për t’ia dalë mbanë.

Jemi entuziastë për faktin se lojtarë të rinj kanë ardhur në ekipin tonë këtë sezon. Ata do të kenë një mundësi të artë pranë nesh për të treguar vlerat e tyre. Madje ata mund të bëjnë diferencën në fushë. Ne e dimë se si fitohet, kemi gati 5 vjet që jemi në elitën e NBA-së. Thjesht këtë gjë do ta bëjmë në një mënyrë tjetër”, tha Curry.

Durant? Tani luan në një ekip tjetër. Është një kampion i madh, na ka ndihmuar shumë dhe i uroj shërim të shpejtë. Pavarësisht se ai u largua, ne do të fitojmë pasi këtë gjë e kemi bërë edhe para se të vinte ai”, tha Curry, referuar titullit të fituar në vitin 2015.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit