Cris Cyborg shkruan historinë e sporteve luftarake, e para që realizon këtë gjë

27 Janar 2020
11:27
Telesport
back button

34-vjeçarja braziliane Cris Cyborg, me triumfin ditën e diel ndaj Julia Budd, mori titullin kampion bote në disiplinën Bellator, në artet marciale mikse. Gjithsesi, ky nuk është titulli i parë që fiton ikona e sporteve luftarake në karrierën e saj.

Cyborg është sportistja e parë, si te meshkujt ashtu dhe te femrat, që fiton titullin kampion bote në 4 disiplina të ndryshme të sporteve luftarake. Më parë ajo ka fituar titullin kampion bote në disiplinën e Strikeforce (viti 2009), atë të Invicta FC (në vitin 2013) dhe në vitin 2017 u shpall kampione e botës në UFC, sport nga ku u largua disa muaj më parë.

Gjithçka ndodh për një arsye. Nuk jam e mërzitur që u largova nga UFC, pasi tani triumfova në Bellator dhe jam kampione sërish. Jam e lumtur që vendos këtë rekords unik dhe kjo tregon se unë kam gjithnjë të drejtë”, tha Cris Cyborg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit