“Ç’po ndodh me këtë klub? Arsenali duhet ta shkarkojë Emery”

12 Nëntor 2019
21:11
back button

Legjenda e Arsenalit Emmanuel Petit ka dhënë një verdikt thumbues drejt Unai Emery, duke nxitur klubin të shkarkojë trajnerin sepse lojtarët i janë kthyer kundër.

Ish-mesfushori thotë se Arsenali është kthyer në një klub mesatar dhe s lojtarët nën drejtimin e Emery nuk kanë urinë e duhur. Francezi ka dhënë edhe dy kandidatë për të zëvendësuar spanjollin.

“Çfarë po ndodh me këtë klub? Mendoj se ka ardhur koha që Emery të largohet nga Arsenali. Rezultatet nuk janë aspak të mira dhe nuk po e njoh më këtë klub.

Tani duket si një ekip mesatar pa frymëzim apo kreativitet, dhe nuk mendoj se është vetëm faji i lojtarëve. Për mendimin tim lojtarët i janë vënë kundër trajnerit, kështu që ka ardhur koha që ai të largohet.

Mendoj se Thierry Henry ose Patrick Vieira mund të jenë trajnerët e duhur për Arsenalin, por edhe Freddie Ljungberg. Dua të shoh pasion, emocion, dua të shoh një trajner që sjell elektricitet në dhomat e zhveshjes, sepse lojtarët duhet të zgjohen.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit