Copa Libertadores: Një gol rrufe dhe një ndërhyrje horror nga i përhershmi… Felipe Melo (VIDEO)

21 Gusht 2019
11:06
back button

Palmerias ka fituar 1-0 në fushën e Gremio ndeshjen e parë çerekfinale të Copa Libertadores.

Gjithçka e përcaktoi një gol i shënuar në minutën 31’ të pjesës së parë, me autor Gustavo Scarpa.

Mesfushori me tipare sulmuese mori përsipër të ekzekutojë një goditje dënimi nga distanca dhe me të majtën e tij tronditi portën, duke shënuar një supergol, që nuk i dha shanse reagimi portierit.

Në minutën 77’ ishte Felipe Melo që u bë sërish protagonist me një ndërhyrje me takë drejt e në këmbën e kundërshtarit dhe gjyqtari e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë. Mesfushori brazilian sapo ishte rikthyer nga një ndeshje pezullim për shkak të një kartoni të kuq, që e mori në ndeshjen e mëparshme.

Ndërhyrja në ndeshjen e mëparshme, kur u ndëshkua direkt me karton të kuq!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit