Conte kërcënon nga Arabia: Ata rrezikojnë të humbasin rrugës!

12 Nëntor 2019
21:51
back button

Prezent në Arabinë Saudite, në kuadër të një eventi të zhvilluar nga Instituti i Zhvillimit të Lidershipit, trajneri i Inter, Antonio Conte ka folur gjatë leksionit të mbajtur prej tij para trajnerëve vendas, në lidhje me momentin aktual në kampin zikaltër.

“Tentoj gjithmonë të jap shembullin e mirë te futbollistët e mi, në mënyrë që ata të japin 110% në fushë. Sjellje që mund të shtyjnë futbollistët të rrisin në mënyrë konstante stekën. Është thelbësore nëse synohet të shkruhet historia. Kush fiton, shkruan historinë e klubin ku luan, ose drejton”.

“Jam i ndërgjegjshëm që u kërkoj shumë futbollistëve, shpesh herë kanë vështirësi. Jo të gjithë janë të mësuar me ritmin që kërkoj, kështu që ekziston rreziku të humbas ndonjërin rrugës, por nëse ambicia është për të fituar dhe bërë diçka të rëndësishme, për të shkruar sërish historinë, atëherë të shtysh në maksimum është e paevitueshme”.

“Kjo është mendia e kujtdo që shkon në gjueti të perfeksionit. Dhe nuk është e thënë që në fund të fitohet. E rëndësishme është që në përfundim të sezonit të gjithë të kenë dhënë maksimumin”, deklaroi Conte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit