Clippers rikthehen te fitorja, Boston dominon në Lindje

8 Nëntor 2019
9:39
Telesport
back button

Clippers mposhtin 107-101 Portland, duke u ngjitur në vendin e katërt provizor në Konferencën e Perëndimit. Ekipi nga Los Anxhelosi vuajti shumë ndaj miqve, duke triumfuar vetëm në minutat e fundit. Diferencën e bëri Leonard, që realizoi 27 pikë e 13 rebound, mbështetur edhe nga Lou Williams me 26 pikë. Fiton edhe Miami, që mundi 124-108 Phoenix jashtë fushe, fitore e merituar e miqve. Jimmy Butyler me 34 pikë ishte lider në fushë për Miami, mbështetur edhe nga Dragic me 25 pikë.

Në Lindje, në krye të renditjes ndodhet skuadra e Boston, që sot fitoi 108-87 ndaj Charlotte, suksesi i gjashtë radhazi për Celtics, që po surprizojnë këtë sezon deri më tani. Miqtë zhvilluan një ndeshje të mirë, ku triumfuan falë 23 pikëve të Tatum dhe 20 pikë e 10 rebound të Hayward. Skuadra e San Antonio, falë 39 pikëve të LaMarcus Aldridge, mposhti 121-112 Oklahoma, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Boston, 87-108

San Antonio – Oklahoma, 121-112

Phoenix – Miami, 108-124

Clippers – Portland, 107-101

Lajme të tjera

Lajmet e fundit