Cikalleshi thumbon Panuccin dhe hakmerret për përjashtimin e dikurshëm!

12 Nëntor 2019
18:40
back button

Sokol Cikalleshi, sulmuesi i Shqipërisë, që për arsye dëmtimi nuk do të jetë për dy ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës, është kthyer të flasë për çështjen e dikurshme me Panuccin, ish-trajnerin e Shqipërisë, që e la jashtë grumbullimit për shkak se nuk mbërriti në kohë, duke qenë se po firmoste me ekipin e ri. Te Procesi Sportiv, sulmuesi i Akhisars tha se “çdokush ka krijuar një ide të tij mbi këtë situatë dhe nëse i kthehem, fjalët do të ishin të tepërta. Koha është treguesi i të vërtetës dhe besoj se sot çdo njeri e mendon se kush kishte të drejtë. Si Panucci, ashtu edhe unë, morëm përgjigjen, sepse dihet se ku është Panucci tashmë dhe ku jam unë!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit