Casillas trondit mjekët, nuk pyet për atakun kardiak. Ja plani i pabesueshëm me Porto…

21 Gusht 2019
12:29
Alfred Lleshi
back button

Iker Casillas dëshiron të kthehet në fushë dhe të jetë sërish protagonist, si lojtar i Porto. Pas problemit shëndetësor dhe sulmit në zemër, në maj të këtij viti, gjatë një stërvitjeje, portieri i datëlindjes 1981 dëshiron ta vazhdojë karrierën. Nga Portugalia, saktësisht nga e përditshmja “A Bola”, mbërrijnë lajmet e pabesueshme për spanjollin. Casillas, i cili aktualisht është duke punuar si anëtar i stafit teknik, është në të njëjtën kohë i regjistruar në listën e lojtarëve të ekipit portugez. 

Sipas asaj që është mësuar, portieri do të stërvitet për t’u rikthyer në fushë, por vetëm në dhjetor klubi do të bëjë të ditur rezultatin e testeve atletike, për të kuptuar nëse “mbrojtësi ekstrem” do të luajë dot përsëri apo jo. Synimi i Casillas, siç dihet, është që ta mbyllë karrierën si futbollist dhe për këtë arsye do që të paktën të luajë edhe një ndeshje zyrtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit