Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka mësuar se mesfushori Ivan Rakitic ka një dëmtim. Kroati është kthyer nga grumbullimi me kombëtaren, pasi ka pësuar një dëmtim në tendinën e Akilit.
Një lajm shumë i keq ky për Rakitic që kërkon të largohet sa më parë nga Camp Nou, ndërsa Valverde qetësohet pasi nuk do të ketë presionin e tifozëve dhe ambientit për aktivizmin e lojtarit.
Rakitic ka humbur vendin e titullarit dhe po luan me pikatore te Barcelona. Sjellja e klubit ndaj tij është skandaloze, pasi kroati ka qenë lider në ekip dhe titullar absolut. Ai pritet të kalojë në Serie A, aty ku Milani dhe Interi duan ta rrëmbejnë.