“Budalla, naiv, mos je ftohur…”, tifozët bardhezinj tërbohen nga fjalët e Sarrit për Napolin

27 Janar 2020
14:37
Alfred Lleshi
back button

“A peshon më shumë humbja në Napoli? Sinqerisht, jo. Më mirë të na mundë Napoli, ku kam jetuar dhe jam rritur, përveç faktit se jam i lidhur me këtë ambient. Ndaj, nëse dalin nga telashet, akoma më mirë për ta. Do të kisha dashur që ta kishin nisur që përpara një jave, por…”

Këto janë fjalët e Maurizio Sarrit, pas humbjes së Juventusit në “San Paolo”. Deklarata këto, që i tërbuan shumë tifozët bardhezinj. Mjaft prej tyre kanë shprehur mospajtimin e tyre në rrjetet sociale. Këtu janë disa nga komentet e shfaqura në internet, në orët e kaluara, të përmbledhura nga “Corriere dello Sport”:

“Mos je ftohur Sarri, nuk i besoj ato që sapo thatë; nuk është e mundur”.

“Fjalët e Sarrit kanë qenë prej budallai, ishin naive. Dikush duhet t’i shpjegojë atij më mirë se çfarë do të thotë të drejtosh Juventusin. Nga këtu, megjithatë, një botë na ndan nga katastrofa, buzë së cilës gjendet Napoli. Muajt e fundit kanë treguar një rritje të qartë të skuadrës sonë. Një humbje dhe disa fjalë, pa marrë parasysh sa të gabuara ishin ato, nuk mund të kthejnë gjithçka përmbys”.

“Deklarata e Sarrit mbas ndeshjes për “djemtë e tij” (jo ata aktualë…), e cila vinte mbas një humbjeje, ishte skandaloze, e paparë. Si tifoz e ndiej rëndë peshën e disfatës në fushën e Napolit, por më shumë të fjalëve pa mend të trajnerit”.

“Unë nuk jam një anti-Sarrian, por deklaratat e tij, mbas humbjes në Napoli, janë tipike për një të dehur. Ato ta shkallojnë trurin”.

“Unë jam një nga admiruesit më të mëdhenj të Maurizio Sarrit, por fjalët e tij pas ndeshjes me Napolin ishin të papërshtatshme dhe mbi të gjitha naive. Le të mos mashtrojmë veten, ai mund të humbasë vlerësimin jo vetëm të disa fansave, por edhe të dhomës së zhveshjes”.

Në anën tjetër, ka edhe nga ata tifozë bardhezinj, që vazhdojnë ta mbështesin Sarrin. Ja komentet e tyre në rrjete sociale:

“A jeni deklarata të papërshtatshme ato të Sarrit? Po, edhe jo. Për sa më përket mua, ato peshojnë shumë pak në vlerësimin që kam për Sarrin”.

“Sarri është ky; merre, ose le. Flet sinqerisht dhe pa hipokrizi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit