Brazil-Argjentinë, Silva e sheh si moment krenarie dhe jo frike ndaj Messit

12 Nëntor 2019
10:52
Alfred Lleshi
back button

Kapiteni i Brazilit, Thiago Silva, nuk është i shqetësuar para përballjes me Lionel Messi të premten, as me rivalët e hidhur argjentinas. Përkundrazi, ai e sheh si një moment krenarie për ta mposhtur superyllin e Barcelonës. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është rikthyer në kombëtaren e Argjentinës për herë të parë, që nga “Copa America”, kur Brazili i mposhti bardhekaltrit 2-0 në gjysmëfinalen e korrikut.

Pas asaj sfide të diskutueshme, Messi akuzoi CONMEBOL për korrupsion, duke marrë pezullimin prej katër ndeshjesh dhe gjobën 50.000 dollarëshe.

Messi pritet të bëjë rikthimin e tij gjatë miqësores me Selecao, që do të luhet në Arabinë Saudite, ndërsa Silva preferon të mos e shikojë situatën me frikë: “Ne nuk jemi të shqetësuar, por krenarë që kemi një shans për t’u përballur me të. Argjentina e ka yllin e vet, ne nuk do ta kemi tonin. E kam fjalën për Neymar, i cili është i dëmtuar. Sidoqoftë, Brazili është Brazili. Ne e treguam veten edhe gjatë fitores në “Copa America”. Brazili kundër Argjentinës është gjithmonë një ndeshje e zjarrtë, me futboll të shkëlqyer dhe shanse për shënim. Sa i takon fituesit, shanset janë përherë 50:50. Le të shpresojmë se do të jemi më të frymëzuar se ata”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit