Borussia “blindon” titullarin deri më 2023

17 Tetor 2019
19:49
back button

Raphael Guerreiro do të qëndrojë te Borussia Dortmund. Lojtari që mund të luajë në disa pozicione të krahut të majtë ka firmosur deri në vitin 2023 me BVB.

“Një futbollist me eksperiencë ndërkombëtare dhe teknikisht një futbollit i nivelit të lartë, i cili luan në disa pozicione të fushës dhe është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës,” shprehet drejtori sportiv Zorc për portugezin.

Guerreiro u transferua nga FC Lorient te Borussia në vitin 2016. Që prej atij momenti ai ka bërë 61 ndeshje me klubin gjerman duke shënuar dhjetë gola. Kontrata e mëparshme do të skadonte në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit