Bonucci: Napoli të na bëhet mësim, De Ligt ka ende vend për përmirësim

27 Janar 2020
11:52
Alfred Lleshi
back button

Pas humbjes 2-1 ndaj Napolit, Leonardo Bonucci analizoi atë që ndodhi në “San Paolo”. Për mikrofonat e “Sky Sport”, kapiteni bardhezi u shpreh: “Napoli ishte më agresiv se ne, dha 100% në të gjitha topat e dytë. Çdo pësim duhet të bëhet mësim në futboll, ne e paguam shpërqendrimin me dy episode të thjeshta. Gjithmonë duhet të qëndrojmë të përqendruar, sepse cilësia nuk na mungon. Sonte na munguan fazat e driblimit dhe të presionit, ndoshta donim të fitonim para se të hynim në fushë. Merita, megjithatë, është e Napolit. 

Unë e njoh Gattuso dhe e di se merr më të mirën nga lojtarët e tij, në raste të caktuara. De Ligt? Ai po luan në nivele të mira dhe po fillon ta drejtojë mbrojtjen. Ka ende kufij të rëndësishëm për përmirësim. Tridenti? Në futboll, koha dhe shpejtësia janë thelbësore. Nëse topi rrotullohet ngadalë, vertikalizimi bëhet i vështirë, sepse iu jep kundërshtarëve mundësinë për të lexuar situatën dhe për të reaguar. Ne i kërkojmë Dybala një përpjekje shtesë në detyrat mbrojtëse, por mbase kjo ia kufizon qartësinë në fazën sulmuese”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit