Boateng te Barça? Në Spanjë nuk e harrojnë për seksin e shfrenuar

21 Janar 2019
19:31
back button

Përkrah Kevin-Prince Boateng, shumë pranë largimit nga Sassuolo për Barcelonën, mund të mos jetë më bashkëshortja e tij Melissa Satta. Çifti nuk shfaqet më i pandarë në dalje zyrtare prej muajsh, me ish-balerinën që ka kaluar pushimet e Krishtlindjes në Dubai, vetëm në shoqërinë e djalit.

Sipas raportimeve të fundit, çifti është rrugës drejt ndarjes. Ndërkohë në Spanjë nuk harrojnë një intervistë të vjetër të dhënë nga Satta, në të cilën modelja rrëfente një jetë intensive seksuale me partnerin e saj futbollist, veçanërisht frekuencën mes akteve seksuale.

“Nga shtatë deri në dhjetë herë në javë, në varësi të angazhimeve të punës”, deklaronte Melissa Satta. Intervista që daton në vitin 2012, që në atë kohë u interpretua si motiv i dëmtimeve të Boateng. “Marca” kishte akuzuar Melissa-n, duke e quajtur shkaktare të formës skerco të Kevin, viktimë e një jete të shfrenuar seksuale, me gjumë të paktë dhe stërvitjeve të rralla.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit