Bergomi “ngrin” Interin: S’e di nëse Eriksen është lojtar i madh…

27 Janar 2020
9:58
Alfred Lleshi
back button

Në Milano është dita e Christian Eriksen, i cili do të mbërrijë nga Tottenham pas negociatash të gjata. Tifozët e Interit mezi presin të shohin mesfushorin danez, i cili me vite është konsideruar si një nga më të mirët në rolin e tij. 27-vjeçari tani është në pritje të testit në Serie A.

Edhe pse shumica e tifozëve zikaltër e presin Eriksen me padurim, të bindur se mund të japë një dorë të qartë në rritjen eskuadrës së tyre të zemrës, ka nga ata, si Beppe Bergomi, që bartin dyshime për ish-lojtarin e Ajax. Sidoqoftë, do të duhet ta shohim atë në veprim, në Serie A, për ta gjykuar më mirë.

Për “Sky”, ish-kapiteni legjendar i Interit, Bergomi, ishte i qartë: “Nuk e di nëse Eriksen do të jetë një lojtar i madh tek Interi. Dua ta shoh këtu për ta kuptuar. Në krahasim me të tjerët, që kanë mbërritur tashmë tek Interi, ai mund të japë diçka më shumë”. Eriksen do të jetë blerja e tretë zyrtare e zikaltërve në këtë merkato dimërore, pas Moses dhe Young. Sidoqoftë, Conte ende pret një sulmues, i cili mund të jetë njohja e vjetër e tij; Oliver Giroud.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit