Bayern jep “OK” për shitjen e lojtarit, kërkon 25 milionë euro

21 Gusht 2019
17:08
Telesport
back button

Jerome Boateng gjithnjë e më shumë është pranë largimit nga skuadra e Bayern Mynih, klub ku ai militon që prej vitit 2011 (287 ndeshje dhe 8 gola. Mbrojtësi i qendrës i ekipit bavarez nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Kovac, që në ndeshjen e parë në Bundesliga e la në stol.

Për pasojë, klubi ka hapur “dritën jeshile” për një shitje të mundshme të 30-vjeçarit edhe pse Boateng ka një kontratë deri në vitin 2021 me kampionët e Gjermanisë.

Sipas “Marca”, skuadra bavareze kërkon 25 milionë euro nga shitja e lojtarit, ndërkohë që Bayern ka nisur rinovimin e skuadrës. Këtë verë janë larguar edhe Ribery, Robben, Hummels dhe Rafinha, ndërkohë që Boateng mund të jetë “lamtumira” e radhës.

Për momentin nuk kanë ardhur oferta konkrete edhe pse PSG është interesuar për lojtarin, në pritje të një destinacioni të ri.

Mbrojtesi Jerome Boateng

Lajme të tjera

Lajmet e fundit