Barça nuk heq dorë nga Vidal, Interi mund të ngushëllohet me ish-in

12 Nëntor 2019
19:18
back button

Inter raportohet se do të tentojë të blejë mesfushorin e Sassuolo-s Alfred Duncan në janar nëse nuk do të arrijë marrëveshjen me Arturo Vidal të Barcelonës.

Një mesfushor i ri është në krye të listës së prioriteteve të Interit për janarin dhe Antonio Conte nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij për përforcime në qendër të fushës.

Sipas Tuttosport, Conte kërkon ribashkimin me Vidal, por Barça nuk do të heqë dore prej tij në mes të sezonit.

Kështu që zikaltrit mund të përdorin paratë e shitjes së Gabriel Barbosa-s për Duncan, i cili është më i lirë se 32-vjeçari.

Duncan është një ish-lojtar i Interit. Ai ka bërë tre paraqitje me ekipin mes vitit 2012 deri 2014.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit