Australian Open, tenisti në fushë me fanellën e Kobe Bryant

27 Janar 2020
9:59
Telesport
back button

Tenisti australian Nick Kyrgios ka zbritur sot në fushë me fanellën e Kobe Bryant, basketbollisti i NBA-së që humbi jetën pas një aksidenti ajror me helikopter. Kyrgios po luan ndaj Rafael Nadal në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të Australian Open, turne që po zhvillohet në Melburn.

Kyrgios ka befasuar me zgjedhjen e tij, duke mbajtur të veshur fanellën e Lakers me nr.8, fanellë që ka mbajtur të veshur edhe Kobe Bryant. Nadal e fiotoi 6-3 setin e parë, ndërkohë që takimi po vijon të luhet.

Kyrgios ka shpërthyer në lot në momentin që ka hyrë në fushë dhe tifozët nisën ta duartrokasin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit